Sinan Hoxha dhe Andrra Destani, janë ndër çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar, ndaj në 5-vjetorin e martesës së tyre nuk kanë munguar urimet e shumta nga dashamirësit e fansat.
Me një shënim në Instagram, Andrra ka publikuar foto nga dita kur ata i thanë “Po” njëri-tjetrit, ku nuk ka kursyer as fjalët e ëmbla për bashkëshortin.
“5 vite më parë, në altarin e dashurisë u betuam mes emocionesh për lumturi të përjetshme, të cilën e dëshmoj çdo ditë pakursim. Kemi bekimin e zotit, për ajrin e dashurisë që frymojmë dhe rrjedhën e pafundme të çasteve që sëbashku përqafojmë. Je buzëqeshja ime që kurrë s’do të venitet, je loti im i gëzimit! S’me tremb asnjë dallgë e jetës, sa kohë streha ime je ti! Jemi festa e jetës së njëri-tjetrit, gëzuar dashuri”, shkruan Andrra në postim.
Top Channel