Viti shkollor 2020-2021 nuk do të jetë i zakonshëm as për nxënësit dhe as për mësuesit.

Rreth 3 javë para nisjes së mësimit shkollat tashmë janë “pushtuar” nga ekipet e dezinfektimit, një proces ky që me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë periodik.

Rreth 200 objekte arsimore të Bashkisë së Elbasanit po dezinfektohen, ndërkohë që po merren masat dhe për pajisjet e tjera të higjienës.

Nga ana tjetër, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve, është duke kryer një inspektim në të gjitha shkollat përsa i përket furnizimit me ujë të rrjedhshëm.

Në ato shkolla ku mungon uji i rrjedhshëm, kjo është parashikuar furnizimin me bote.

Ndërkohë që në shkolla tashmë ka nisur shpërndarja e librave, duket se familjet po parashikojnë edhe pajisjet shtesë. Në çantat e fëmijëve nuk do të mungojnë maska e dezinfektantë.

Top Channel