Përmes një video-mesazhi, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u është drejtuar sot me një thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë në Malin e Zi, sa u takon zgjedhjeve të 30 gushtit.
“Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre”, shprehet Meta.
Më tej shton:
“Me këtë rast, shpreh bindjen se bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse. Të jemi krenar për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot.”
Për ta përmbyllur me:
“Por pa dyshim që do të luajë edhe në të ardhmen, për të garantuar perspektivën evropiane të këtij vendi mik, fqinj dhe partner i pazëvendësueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. ?????”
Top Channel