Sherr me thika në Durrës, plagoset një 34-vjeçar (Policia jep detajet)

27/08/2020 10:43
Foto ilustruese

Një 29-vjeçar nga Burreli është shpallur në kërkim pasi mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.14, Durrës, pas një konflikti ka goditur me thikë një 34-vjeçar me inicialet A.K. nga Martaneshi.

I plagosuri ndodhet i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia gjithashtu ndaloi shtetasin S.B., 30 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, i ka caktuar masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët Për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bën shpalljen në kërkim të shtetasit E.Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, Burrel, pasi më datë 26.08.2020, në lagjen nr.14, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.K., 34 vjeç, banues në Martanesh, Burrel, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”.

Specialist për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin S.B., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, i ka caktuar masën “Arrest me burg” , për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Top Channel