Eshtrat e 350 personave brenda disa varreve në formë cilindrike janë gjetur gjatë gërmimeve për ndërtimin e një stacioni treni në Japoni.
Zona, e quajtur “Varri Umeda” ndodhet në Osaka dhe mendohet të jetë një nga shtatë varret historike që ndodhen në të gjithë qytetin. Vendvarrimi daton në epokën e vonë, diku rreth vitit 1868. Bordi i Arsimit dhe Shoqata e Trashëgimisë Kulturore të Qytetit Osaka kanë bërë studime mbi rrënojat e varrosura në zonë për gati tre dekada.
“Kjo është provë e mundshme që njerëzit e varrosur këtu ishin njerëz të zakonshëm që jetonin brenda dhe rreth qytetit të Kalasë Osaka,” thanë autoritetet e qytetit të Osaka në një njoftim për shtyp.
Nisur nga çfarë deklarojnë ekspertët, varret e përbashkëta me siguri përfaqësojnë ata individë që ndërruan jetë së bashku, si rezultat i ndonjë sëmundjeje.
Top Channel