Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump dhe këshilltare e tij, ka tentuar të dëmtojë Melania Trump-in në një seri përplasjesh në Shtëpinë e Bardhë, sipas një libri të ri të botuar nga një ish e afërme e Zonjës së Parë.
Pas një përplasjeje të tillë, në lidhje me ndërhyrjen në përpjekjet e zonjës së parë për të zgjedhur një shef të ri stafi, Melania i është referuar vajzës së bashkëshortit dhe aleatëve të saj duke i quajtur Gjarpërinj.
Lajmet më të fundit për mos funksionimin e familjes së parë të vendit, vijnë në një kohë kur Melania Trump foli në konventën republikane në mbështetje të bashkëshortit. Ivanka ndërkohë pritet ta prezantojë të atin ndërsa ai pranon nominimin e partisë për rizgjedhje, të enjten.
“Melania dhe unë”, nga Stephanie Winston Wolkoff, do të botohet më 1 shtator dhe pason botimin e një tjetër libri bezdisës për Shtëpinë e Bardhë, atë të mbesës së presidentit Trump, Meri Trump. Siç shkruan “The Guardian”, që ka siguruar një kopje të librit, përplasjet mes Ivankës dhe Melanias nuk kanë qenë të pakta.
Autorja e librit, ka punuar për Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë, pa pagesë, duke punësuar stafin, organizuar eventin, duke shkruar fjalimet e saj dhe duke krijuar nisma të ndryshme. Në lidhje me Donald Trump-in dhe marrëdhëniet e tij të supozuara jashtë martesore, Wolkoff citon Zonjën e Parë të ketë thënë:
“Unë e di me kë jam martuar, duke insistuar se prioritet i parë i saj ishte i biri, Barron. Ivanka portretizohet si e fiksuar për të vjedhur vëmendjen nga njerka e saj në eventet zyrtare”.
Top Channel