Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi.
Ky Ligj ka 29 nëne dhe rregullon anën ligjore, parandalimin, masat për mbrojtje, testimet, trajtimin, kompensimet shtesë, por edhe gjobat për shkelësit e Ligjit e shumë elemente tjera që do ndihmojnë parandalimin e luftimit të pandemisë.
Të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.
“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) euro”, thuhet në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji.
Po ashtu, ata që nuk respektojnë distancën do të dënohen me 35 euro.
“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e distancës fizike, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) euro”, thuhet në të njëjtin nen.
Top Channel