Në natën e dytë të kongresit të Partisë Republikane, foli zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump. Gjatë fjalës së saj të cilin e mbajti drejtpërdrejtë nga Shtëpia e Bardhë ajo bëri thirrje për unitet racor.
“Ndaloni dhunën dhe plaçkitjen”- ishin thirrjet e Melania Trump, në një moment kur protestat kanë shpërthyer sërish fuqishëm në Wisconsin pasi policia qëlloi një afro-amerikan. Zonja Trump u bëri thirrje amerikanëve të ndalojnë supozimet e bëra mbi bazën e racës dhe të reflektojnë në në mënyrë kritike në historinë e SHBA-së.
“Si të gjithë ju, unë kam reflektuar mbi trazirat racore në vendin tonë. “Është një realitet i ashpër që ne nuk jemi krenarë për pjesë të historisë sonë. Unë ju inkurajoj të përqendroheni në të ardhmen ndërsa mësoni akoma nga e kaluara”- tha ajo.
Ndërkohë të enjten në mbrëmje, në natën e tretë të kongresit të Partisë Republikane do të flasë edhe presidenti Donald Trump. Sipas sondazheve Trump ndodhet pas rivalit demokrat Joe Biden.
Top Channel