Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku është gjetur pa shenje jete në banës një 91-vjeçar.
Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut për ekspertizë mjeko-ligjore ndërkohë që është ngritur një grup hetimor për hetime të mëtejshme.
Vlorë
Në mesditën e sotme, në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë, është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi S. P., 91 vjeç, i cili jetonte vetëm në banesë.
Trupi i viktimës është transportuar për në morg për ekspertizë mjeko- ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe shkakun e dëmtimeve të konstatuara paraprakisht në trupin e viktimës.
Është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Top Channel