Top Channel ka siguruar draft udhëzuesin për fillimin e vitit të ri shkollor, 2020-2021, në ndihmë të drejtuesve, mësuesve, prindërve dhe nxënësve të institucioneve arsimore parauniversitare.
Në të gjithë botën, qeveritë, ministritë e arsimit dhe shkollat janë duke u përballur me sfidat e fillimit të vitit të ri shkollor në një kohë shumë të pasigurt. Pas një ndërprerjeje të gjatë të procesit mësimor, vendet i kanë hequr gradualisht kufizimet, por duke përcaktuar masat mbrojtëse, veçanërisht distancën fizike. Me virusin ende në qarkullim në shkallë botërore,shoqëria po përgatitet për një “realitet të ri”, në të cilin arsimi mund të jetë i ndryshëm nga sa e kanë njohur nxënësit, mësuesit, prindërit dhe komuniteti.
Në përmbajtjen e draftit në fjalë, i cili është në rishikim përfshihen skenarët për zhvillimin e procesit mësimor, udhëzime metodologjike, udhëzime për vlerësimin e nxënësve dhe shumë të tjera.
GUSHT UDHEZUESI I PLOTESUAR ME PROTOKOLLIN E SHENDETESISE I REDAKTUAR
Top Channel