19 punëtorë të çerdheve në Pejë infektohen me COVID-19

26/08/2020 11:25

19 punëtorë të çerdheve në komunën e Pejës kanë rezultuar pozitivë me COVID 19, ndërsa edhe 25 të tjerë janë në pritje të rezultateve.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Pejës, Besim Avdimetaj. Avdimetaj përmes telefonit ka treguar se 25 punëtorët e çerdheve që janë në pritje të rezultatit nuk kanë simptoma të virusit korona dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

“Janë testuar vetëm mësimdhënësit e çerdheve shtetërore me kërkesë tonë prej tyre 19 punëtorë të çerdheve kanë rezultuar pozitiv dhe 25 anë në pritje mirëpo janë pa simptoma dhe gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë” ,tha Avdimetaj.

Drejtori Avdimetaj ka treguar edhe se kjo komunë ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mësimit në shtator.

“Janë bërë gjitha përgatitjet bazuar në udhëzuesin për fillimin e vitit të ri shkollor që është lëshuar nga MASH, dhe këtu janë respektuar gjitha rregullat nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe shpresoj që gjitha shkollat e komunës së Pejës do të përfaqësojnë një nga variantet që janë paraqitur në udhëzues. Qoftë varianti A, B apo në fund të fundit edhe C i cili është i padëshirueshëm por megjithatë nëse paraqitet nevoja duhet të pajtohemi”, tregoi Avdimetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA