Kultivimi i rrushit për fshatin Gërmenj te njësisë administrative Lekaj në Rrogozhinë është ndër burimet kryesore ekonomike për këtë zonë.
Me dhjetëra hektarë vreshta janë mbjellë vitet e fundit nga fermerët që jetojnë këtu.
Shpëtim Cani është një prej tyre. Se bashku me vëllezërit e tij dhe eksperiencën e fituar ne vendin fqinje Itali vendosen te ngrinin sipërfaqe me vreshta. Vitet e para patën sukses duke dalë me parë ne treg edhe me rrushin nga serat diellore. Por kjo teknologji rriti koston.
Ajo qe e bën më te vështirë situatën është mungesa e tregut për shitje. Aktualisht një kg rrush shitet me 70 lek, çmim i cili vendoset nga tregtari, i cili një ditë më vonë mund ta vendosi edhe 50 lek, dhe ne mungesë te një alternativë tjetër fermeri është i detyruar t’i nënshtrohet.
Për këta fermer zgjidhje do te ishte ngritja e pikave te grumbullimit dhe zhvillimi i industrisë përpunuese e cila do ti siguronte këtyre fermerëve siguri ne prodhimin e tyre.
Top Channel