Një mjeke në një spital në Indi është duke u nderuar si një heroinë pasi ndaloi një pacient të infektuar me koronavirus të hidhej nga kati i katërt i spitalit.
Disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë se si mjekja për pak çaste mori rolin e policisë, pasi doli në dritare për të bindur pacientin që të mos hidhej në tokë.
Raportohet se sapo mori njoftimin, policia u paraqit menjëherë në vendngjarje dhe menjëherë u angazhua të bindte pacientin që të mos hidhej. Pas një ndërmjetësimi të gjatë me policët dhe mjekët, pacienti në fund vendosi të mos hidhej. Shkaqet se përse pacienti po tentonte vetëvrasjen janë ende të paqarta, por paraprakisht mendohet se ai ishte tepër i rënduar psikologjikisht nga sëmundja, shkruajnë mediat e huaja.
Top Channel