Media katalanase “hedh” bombën/ Messi i ka kërkuar Barcelonës largimin nga klubi…

25/08/2020 22:49

Sipas radios katalanase, “RAC 1”, Lionel Messi i ka kërkuar klubit të Barcelonës largimin.

Në kontratën që Messi ka nënshkruar me klubin, thuhet se ai ka një klauzolë largimi me kosto zero, nëse lojtari më i mirë në botë do e kërkonte një gjë të tillë. Mediat spanjolle, pretendojnë se kjo kërkesë ka skaduar më datë 10 qershor, por pandemia e koronavirusit ka bërë që kampionati të shtyhet dhe Messi e ka dorëzuar kërkesën në fund të sezonit, ashtu sikurse dhe shkruhet në kontratë.

Radioja e njohur thotë se kërkesa e argjentinasit është dërguar në duart e avokatëve të Barcelonës dhe do të shqyrtohet me kujdes nga ata. Por sipas medias, largimi i Lionel-it nga Katalonja është çështje kohe dhe shumë shpejt sulmuesin do ta shohim të veshë ngjyrat e një fanelle tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA