Në tentativë për ta gjetur një zgjidhje, sa i takon vazhdimit të punimeve të rrugës që të çon nga Deçani drejt Plavës së Malit të Zi, kryeministri Avdullah Hoti u nis drejt Manastirit të Deçanit.
I shoqëruar nga Komandanti i KFOR-it, Michele Risi dhe Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, Hoti të martën u prit nga Igumeni, Sava Janjic.
Por pas një qëndrimi rreth një orësh, ata thanë se janë diskutuar disa variante për shtrimin e rrugës, megjithëkëtë do të vendoset në ditët apo javët në vazhdim.
“Në vitin 2014, Qeveria e Kosovës vendosi të bëjë një rrugë nga Deçan për në Mal të Zi, e cila kalon përreth Zonës, duke ndjekur pjesërisht luginën e Lloçanit, për t’u lidhur me rrugën përgjatë lumit Lumbardh të Deçanit, në fund të Zonës Mbrojtëse. Ky projekt është zgjidhja më e mirë, sepse do të ishte plotësisht në pajtim me ligjin e Kosovës dhe në të njëjtën kohë, zbatimi i tij do të zhvendoste trafikun e rënduar jashtë zonës që parashikohet me ligj si një zonë me natyrë të pashqetësuar. Rruga ekzistuese, mund të përfundojë më vonë si një rrugë lokale, me gjerësi dhe kufi shpejtësie përkatëse për karakterin e saj”.
Punimet në këtë rrugë u ndërprenë me 16 gusht me kërkesë të Kryeministrit Hoti pas reagimeve nga Manastiri i Deçanit. E kjo nuk ishte hera e vetme që punimet u ndërprenë, pasi punimet e para për të janë nisur vite më parë.
Top Channel