Erëza e veçantë e shëndetit dhe 4 vlerat shëruese për organizmin

25/08/2020 06:25

Mund të mos keni dëgjuar shumë për të, por është një mrekulli për shëndetin. Vjen nga një bimë nga Lindja e Mesme dhe emrin origjinal cumin ose në shqip qimnon.

Bëhet fjalë për farat e një bime që futen në familjen e Apiceae e cila ka veti të jshtëzakonshme për shëndetin. Vlera të cilat shfrytëzohen që nga antikiteti e që do t’i shpjegojmë mëposhtë në këtë artikull.

Ndihmon sistemin tretës
Qoftë si farë apo në formën e pluhurit, kjo erëz është e mrekullueshme për të stimuluar tretjen. Farat e kësak erëze përmbajnë disa vajra të cilat stimulojnë tretjen e mirë dhe të shpejtë pas konsumimit të saj.

Vret qelizat e këqija
Ky pohim sëfundi përmendet për shumë ushqime, por në rastin e qimnonit efektet e tij në organizëm janë provuar. Këto fara apo pluhuri i tyre janë të mbushura me vitamina, minerale e një sërë lëndësh ushqyerse të cilat largojnë radikalet e lira.

Përmban hekur
Në vetëm 100 mg nga kjo erëzë do të gjeni 66.4 mg hekur. Megjithëse nuk rekomandohet që të gjithë vlerat ushqyese t’i merrni nga erëzat, por edhe nga ushqime të tjera, qimnoni mund t’ju ndihmojë të rrisni nivelet e hekurit në trup.

Largon toksinat
Qimnoni promovon një sërë procesesh të rëndësishme për trupin duke filluar që nga tretja e mirë dhe largimi i të gjithë toksinave. Funksionon si një diuretik natyral, duke stimuluar funksionimin e mirë të veshkave dhe heqjen e toksinave brenda trupit. Në thelb, fara shërben për të promovuar detoksifikimin brenda kanaleve të urinës. Gjithashtu funksionon si një pastrues për gratë gjatë ciklit. Mjafton të konsumoni një një gotë me ujë dhe dy lugë gjelle fara qimononi në mëngjes. Hidhini ato në një gotë me ujë të cilën duhet ta lini të pushojë përgjatë natës e më pas konsumojeni. Në raste të tjera mund ta konsumoni në formën e pluhurit duke e bërë pjesë të gatimeve tuaja apo në sallatra të ndyshme./AgroWeb

Top Channel