
01/05 10:57
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Drenas të Kosovës ku nga një përleshje me armë zjarri ka mbetur i vdekur një person, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.
Sipas lajmeve në Kosovë, viktima Qamil Demiri ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa dy nga të plagosurit e tjerë janë familjarët e tij.
Ngjarja dyshohet se ka nisur për motive banale dhe më pas të dyshuarit e kanë ndjekur ish-ushtarin e UÇK-së dhe kanë hapur zjarr ndaj tij. Policia e Kosovës është vënë në ndjekje të tre personave të dyshuar.
Top Channel