
07/05 08:05
Meksika është një prej shteteve që vazhdon të ketë një numër të lartë të infektuarish me koronavirus.
Sipas autoriteteve shëndetësore, vetëm ditën e djeshme janë konfirmuar rreth 6500 persona të infektuar me Covid-19 dhe 645 njerëz kanë humbur jetën duke e dërguar numrin e personave të vdekur në mbi 60 mijë që nga koha kur është raportuar viktima e parë.
Ndërsa sipas qeverisë numri i të prekurve me virus është më i lartë se numri i të konfirmuarve. Deri tani në Meksike janë infektuar rreth 550 mijë njerëz.
Top Channel