
Departamenti i Shëndetësisë britanike ka konfirmuar se numri i rasteve të reja COVID-19 sot ishte 1,041 – dita e katërt me radhë ku numri i infeksioneve të reja kanë qenë më shumë se 1.000 brenda 24 orëve.
Numri i vdekjeve të reja nga koronavirusi është 6, duke sjellë numrin e përgjithshëm në 41,429, teksa numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i shpërthimit e deri më tani është 325.642.
Autoritetet shëndetësore po luftojnë për të mbajtur nivelin e infeksionit nën frikën e një bllokimi të dytë.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se shkalla e vlerësimit R mund të ishte rritur mbi 1 në Britaninë e Madhe, ndërsa shefi i mjekësisë angleze Chris Whitty tha se ka pak shanse për një përparim të vaksinave para Krishtlindjes. Ai tha se shpresa më e mirë tani është gjetja e një të tillë para dimrit të vitit të ardhshëm.
Top Channel