Mbi 803 mijë persona të vdekur nga COVID-19 në botë

22/08/2020 10:06

Koronavirusi po vazhdon të merr jetën e shumë personave në mbarë botën.

Sipas të dhënave nga World Meters më shumë se 803 mijë veta kanë vdekur nga COVID-19 në gjithë botën.

Numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara me 179,200 viktima teksa nga fillimi i pandemisë janë infektuar 5,796,727 persona.

Në vendin e dytë rradhitet Brazili me 113,454 të vdekur dhe 3,536,488 të prekur. India rradhitet në vendin e tretë me 55,928 viktima dhe 2,975,701 të infektua, transmeton klankosova.

Kujtojmë se në gjithë botën janë infektuar 23.065,281 persona gjersa 15,650,653 njerëz janë shëruar deri më tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA