Kosovë/ Gjendet vogëlushi që kishte humbur dje
22/08/2020 12:39
Gjendet fëmija 2 vjeçar që kishte humbur në Tërprezë të Malishevës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli. Ai është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ridvan Tahiri i cili kishte marr pjesë në kërkimin e vogëlushit, Tian Krasniqi.
Komuna e Malishevës ka konfirmuar se fëmija 2 vjeçar i cili kishte humbur dje është gjetur para pak çastesh. Ai tashmë është duke u dërguar për kontrollë mjekësore.
2-vjeçari nga fshati Terpezë kishte humbur nga pasditja e djeshme. Për kërkimin e tij ishin angazhuar Policia e Kosovës dhe FSK-ja e shumë qytetarë vullnetarë.
Top Channel