
15/05 07:00
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korfuz të Greqisë. Sipas mediave helene një foshnjë katër muajshe humbi jetën pasi e ëma e la të flinte me një biberon në gojë.
Pasi mësoi se çfarë i ndodhi fëmijës, nëna tentoi të bënte vetëvrasje. Gruaja e identifikuar si një 30-vjeçare u përpoq të hidhej nga ballkoni i dhomës së hotelit në të cilën ndodhej, por fatmirësisht stafi i hotelit arriti ta shpëtonte në minutën e fundit.
Duke iu referuar mediave greke, e reja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore pasi nga humbja e fëmijës ndodhet në gjendje shoku.
Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të bëhet dhe ekzaminimi mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes së fëmijës.
Top Channel