Shkon mbi 12 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

21/08/2020 10:02

Numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë tashmë ka shkuar mbi 12 mijë.

158 rastet e ditës së enjte e quan numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 12.006. Që nga 13 marsi kur u shënuan rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë testuar 45 mijë e 868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Edhe numri i të vdekurve vazhdon të jetë i lartë. Deri më tani 438 pacientë humben jetën nga ky virus.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA