VV: Kemi vija të kuqe për bashkëqeverisje me PDK-në, por jo për mocionin
20/08/2020 21:28
Lëvizja Vetëvendosje përsërit se mocioni ndaj Qeverisë Hoti është më se i duhur pasi që gjendja me Covid-19 është jashtë kontrollit.
Kjo parti pretendon se Qeveria Hoti është më e keqja që nga paslufta.
Anëtarja e kryesisë së VV-së, Arbërie Nagavci, por edhe deputeti Artan Abrashi në Debat Plus në Dukagjin, kanë thënë se mocioni ndaj Hotit do të ndodhë dhe për këtë kanë kërkuar votat e të gjithë deputetëve.
VV-ja shpreson se këtë mocion do ta mbështesë PDK-ja edhe pse thonë se ndaj kësaj partie kanë vija të kuqe për bashkëqeverisje.
Top Channel