“The New York Times” shkruan për koleksionin e Lirika Matoshit, tregon edhe historinë e saj gjatë vuajtjes në kohën e luftës në Kosovë

20/08/2020 14:30

Suksesi i vajzave shqiptare jashtë vendit nuk ka të ndalur. Së fundmi fokusi bie mbi stilisten e njohur shqiptare, Lirika Matoshi, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Koleksioni i saj i ri i veshjeve me dizajn të luleshtrydheve, ka bërë që stilistja nga Prishtina të përfundojë në artikullin e një prej gazetave më të mëdha amerikane, The New York Times.

“Veshja është një re e ëmbëlsirave pambuku e zbukuruar me motive të luleshtrydheve nga Lirika Matoshi, 24 vjeçare, një stiliste në New York. Me mbulesën e saj ngjyrë rozë pastel dhe me mëngë të mbushura butësisht, duket si diçka që do të veshte Marie Antoinette nëse ajo do të ishte një influencuese e kohëve moderne”, nis shkrimin e përditshmja The New York Times, referuar stilistes shqiptare.

Teksa shqiptarja ka prodhuar dizajnin origjinal të këtyre veshjeve, New York Times shkruan se si ka klientë që kanë ngelur të zhgënjyer nga veshjet imituese që kanë blerë në Amazon ose AliExpress.

Dizajnerja, Lirika Matoshi, tha se veshja bazohet në vetë kujtimet e saj të rinisë. “Kjo ju kujton kohë më të mira”, ka thënë ajo për gazetën njujorkeze.

“Por Matoshi u rrit në Kosovë gjatë luftës, dhe fëmijëria e saj zor se ishte një gëzof apo një copë material me dizajn luleshtrydhe me erë të këndshme”, shkruan tutje NY Times.

‘Jam rritur me histori tmerri se sa dëme i bëri lufta vendit tonë, si gratë u dhunuan dhe u masakruan njerëz të pafajshëm’, tha ajo. ‘Ëndrra ime e vetme ishte që një ditë të udhëtoj dhe të përfaqësoj vendin tim dhe do t’i ndihmoj ata sa më shumë që mundem’.

Më tej, mediumi amerikan shkruan se stilistja Matoshi kishte pritur që shitjet e koleksionit të saj të binin për shkak të pandemisë; në vend të kësaj, tha ajo, shitjet janë rritur 1.000 për qind që kur koleksioni doli në shitje në janar në . ‘E gjithë jeta ime është kjo veshje’, tha ajo.

‘Është një siluetë kaq tërheqëse. Kjo e bën cilindo të duket si një zanë luleshtrydheje’, tha zonja Mayeur, e cila është një nga modelet që ka ekspozuar veshjet e Matoshit. ‘Të gjithë duken gjithmonë të lumtur kur e veshin një material të tillë’.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA