Mbytet në Durrës një 65-vjeçar, ende nuk dihet identiteti i viktimës
19/08/2020 14:29
Një person është mbytur në Durrës ditën e sotme.
Rreth orës 13:45, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, ka humbur jetën në det, një shtetas i seksit mashkull rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.
Mësohet se nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel