Ajo çka mund të përfundonte në një tragjedi, për fat të mirë është parandaluar në kohë.
Një 73-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi goditi me thikë bashkëshorten në banesë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, me të marrë njoftim se në rrugën “Manhatan”, në Kamëz, kishte konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë.
Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, shtetasi Ndue Prenga, 73 vjeç, sapo ka parë punonjësit e Policisë ka tentuar të largohet, por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.
Shtetasi Ndue Prenga pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit N. P., për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel