Surprizë gjigante gjatë peshkimit!

Një peshk ton me përmasa mbi 200 kilogramë e për më tepër i kapur me grep ndodh rrallë për peshkatarët e Vlorës. Gjallesa në fjalë ka rënë në grepat e peshkatarit Spiro Papa

“Një peshk i atillë e me të tilla përmasa s’kemi gjuajtur kurrë. Ka qenë goxha i vështirë për t’u ngritur nga deti në anije”, shprehet Papa.

Peshkatari ka përjetuar diçka të parë vetëm në filma. I është dashur më shumë se dy orë që peshku të humbte forcën e ta ngrinin në anijen e peshkatarit.

1 kilogram fileto e këtij peshku shitet 1600 lekë. Peshku “bishtverdhë” që rritet në ujëra të ngrohta u kap 4-5 milje nga grykëderdhja e Vjosës në thellësi 300 m.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA