Është zbardhur dhe dokumentuar ngjarja e ndodhur më datë 02.08.2020, ku u vodhën me dhunë 4 emigrantë të paligjshëm dhe u plagos me mjet prerës njëri prej tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2020, bënë ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim: R. M., 20 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, (i dënuar më parë për “Vjedhje”) dhe E. B., 25 vjeç, banues në Vlorë, (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Ndalimi i tyre u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 4 shtetasve të huaj, të cilët pasi i kanë marrë në një automjet, në afërsi të fshatit Drenovë, iu kanë vjedhur me dhunë 500 euro, si edhe kanë goditur me mjet prerës njërin prej tyre i cili mori mjekimin e nevojshëm pranë Spitalit Rajonal Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” të kryera në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA