Banorët e bllokut parafabrikat të lagjes “Naftëtari” në Patos u tronditën mbrëmjen e së hënës nga të shtëna me armë zjarri ku mbeti i plagosur një 31-vjeçar.

Incidenti ndodhi rreth orës 19.00, gjatë kohës që në lagje ishin disa fëmijë duke luajtur si dhe kalimtarë të rastit duke ecur.

4 muaj më parë në të njëjtin vend, 31-vjecarit Klajdi Sulo i ishte bërë një tjetër atentat, të cilit i kishte shpëtuar pa pësuar gjë. Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për dy incidente të veçuara

Në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja plumbi, ndërsa i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Fierit, jashtë rrezikut për jetën. Autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia ka shoqëruar 7 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA