Pandemia e Covid 19 nuk e ka penguar Rita Orën të bëjë një palë pushime të shtrenjta të Korfuz, ku po e kalon kohën në një vilë luksoze me sipërfaqe 1.000 metra katrorë që kushton 22.000 dollarë nata, e cila ka 7 suita, një pishinë të hapur, një kinema e një ujëvarë, e që sheh si nga bregdeti grek, ashtu dhe nga ai shqiptar. Vila në fjalë mund të presë deri në 14 persona.
Përpara Greqisë, këngëtarja ishte për pushime në Ibiza me miqtë e saj të ngushtë dhe të dashurin e ri, regjisorin greko-francez, Romain Gavras.
Sipas mediave britanike, në këto pushime ekstravagante që Rita po I kalon kaq pranë Shqipërisë, ajo ka prane dhe nje ekip te tërë që përfshin një roje, shoferin, një shef privat, shërbyes etj. Përmes postimeve në rrjetet sociale, këngëtarja i tregoi 16 milionë ndjekësve sesa shumë është kënaqur në udhëtimet e saj.
“ Javët më të mira me njerëzit më të mirë”, ka shkruar 29 vjeçarja, ndërsa mësohet se në ishullin grek shoqërohet dhe nga të afërm të saj.
Top Channel