Është ndëshkuar në Dibër me masë administrative, administratori i një subjekti, i cili organizoi ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në qytetin e Peshkopisë, kanë evidentuar subjektin me administator shtetasin K. L., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në kundështim me Aktin Normativ duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Për administratorin e subjektit, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Dibrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Top Channel