Foshnje e pajetë në një kosh mbeturinash tek “Ali Demi”/ Ishte futur brenda një kutie kartoni, u zbulua nga…

18/08/2020 13:38

Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në një kosh mbeturinash, brenda një kutie të mbyllur kartoni është gjetur e pajetë një foshnje e porsalindur.

Mësohet se fëmija është i gjinisë mashkull. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe ambulanca, ku mësohet se po kryhen veprimet e mëtejshme.

Foshnja e pajetë është transportuar në morg. Burime për Top Channel sqarojnë se ka qenë një telefonatë e një qytetari te salla e policisë që ka njoftuar për foshnjen që ishte hedhur në kazan.

Tiranë/Informacion paraprak

Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA