Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i takon ndarjes nga jeta të 10-vjeçarit në Kakavijë, i cili u përplas tragjikisht nga një ambulancë që po kalonte me shpejtësi në drejtim të Gjirokastrës.
“Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera ? Engjëlli i vogël u dhëntë forcë ?”, shkruan Rama.
Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera?Engjëlli i vogël u dhëntë forcë?
— Edi Rama (@ediramaal) August 17, 2020
Më datë 15, në aksin rrugor Jorgucat-Kakavijë, në vendin e quajtur Bularat humbi jetën i mituri S.N.
Top Channel