Tërmeti 5.2 ballë që shkundi Greqinë, sizmiologu flet për lëkundje të tjera të mëdha

17/08/2020 21:00

Një tërmet me magnitude 5.2 ballë shkundi sot ishullin e Hydrës, në Greqi.

Megjithatë lëkundjet u ndjenë edhe në zonat përreth si Ciklada, Kretë dhe Attica.

Media greke “Zougla.gr” kontaktoi Departamentin e Zjarrit dhe Autoritetet e Hydras, të cilët bëjnë të ditur se deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar, apo dëme materiale.

Sizmiologu grek Efthymios Lekkas tha se qytetarët nuk duhet të shqetësohen.

“Midis Hydra dhe Milos tipari kryesor është thellësia e konsiderueshme, është një tërmet në thellësi, u ndje natyrisht në Attica, Argolida, Laconia, Crete dhe ishujt përreth, por nuk mund të lidhet me sizmicitetin sipërfaqësor. Ne nuk do të kemi një tërmet më të madh. Nuk ka asnjë arsye për shqetësim,” tha Efthymios Lekkas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA