Rusia thotë se po krijon vaksinën e koronavirusit për macet … dhe fermat e pellushit

17/08/2020 20:08

Pas pretendimit për realizimin e vaksinës për pacientët me Covid-19, Rusia informon se po punon në krijimin e vaksinës së koronavirusit për të mbrojtur nga epidemia macet shtëpiake dhe industrinë vendase të pellushit të lundërzave.

Zhvillimi vjen pasi presidenti Vladimir Putin njoftoi se vendi ka aprovuar vaksinën e parë të koronavirusit për përdorim njerëzor duke thënë se fillimisht e kishte marrë vajza e tij.

Tashmë agjencia shtetërore veterinare ruse Rosselkhoznadzor, po punon per vaksinën e koronavirusit për felinet, teksa kreu i saj Sergey Dankvert tha se vaksina nevojitet për fermat e pellushit të lundërzave, të cilat koronavirusi i ka goditur rëndë në Hollandë e Danimarkë.

“Disa miliona felinë të tillë janë shkaterruar në këto vende. Ata ia transmetojnë shpejt virusin njeri-tjetrit”, tha Dankvert duke shtuar se nuk mund të thoshte me saktësi se kur do të qe gati vaksina, por shpresonte që testimet të nisin në vjeshtë.

Rreth 10,000 lundërza të kultivuara janë eliminuar në Holandë prej frikes se kishin virusin Covid-19 dhe mund t’ia transmetonin njerëzve, edhe pse vetëm pak prej tyre kanë shfaqur simptoma. Rusia ka thënë gjithashtu se vendet perëndimore po përpiqen të blejne ose spiunojnë shkencëtarët e saj për të kopjuar vaksinën e re të koronavirusit.

FOTO GALERI
1/4
Rusia informon se po punon në krijimin e vaksinës së koronavirusit për të mbrojtur nga epidemia macet shtëpiake

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA