Zbulimi që çorienton rrotullën e historisë, arkeologët zbulojnë vendin që vërteton se paraardhësit tanë krijuan “çakmakun” 350 mijë vite para se ç’mendohej
Më 17 gusht të vitit 1807, si sot 213 vjet më parë, shpikësi dhe inxhinieri amerikan Robert Fulton filloi udhëtimin e parë me një anije me avull midis qyteteve Albany dhe New York.
Emri i anijes ishte Clermont. Pas vitesh të tëra propagande në mbështetje të përdorimit të nëndetësve në luftë, zoti Fulton krijoi një parneritet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në France, Robert R. Livingston, i cili i krijoi atij mundësitë për projektimin dhe ndërtimin e një anijeje me avull.
Suksesi i tij i parë u arrit në gusht të vitit 1903, kur ai lëshoi një anije me avull në lumin Seine në France.
Po në vitin 1903, Kongresi amerikan u dha partnerëve Livingston dhe Fulton të drejtën ekskluzive për të përdorur anijet me avull në ujërat e New Yorkut gjatë një periudhe 20 vjeçare. Udhëtimi i parë Albany – New York prej 240 kilometrash zgjati 32 orë.
Megjithëse kundërshtarët i quajtën përpjekjet e tij “Marrëzia e Fultonit”, suksesi i tij i dha mundësi partneritetit të fillonte shërbimet tregtare një vit më pas, më 4 shtator të vitit 1808.
Top Channel