Rusia ka deklaruar se e ka prodhuar tashmë pjesën e parë të vaksinës së saj kundër koronavirusit pasi presidenti Vladimir Putin, të martën, njoftoi regjistrimin e saj duke u bërë i pari lider në botë që thotë se ka në dorë vaksinën.
Pjesa e parë, e studiuar nga instiututi i kërkimeve Gamaleya është prodhuar =- tha ministri rus i shëndetësisë. Njoftimi i Putinit u prit me skepticizëm nga OBSH, sipas të cilës nuk janë të plota kontrollet e sigurisë.
Sidoqoftë, prodhimi i vaksinës të quajtur Sputnik V, sipas satelitit të parë të erës sovjetike të lancuar në hapësirë në 1957, ka nisur. Putin ka garantuar se vaksina është e sigurtë, aq sa ta provonte edhe një nga bajzat e tij, edhe pse studimet klinike nuk kishin përfunduar ende. Vetëm këtë javë kanë nisur testet e fazës finale që përfshijnë më shumë se 2 mijë persona. Putin nuk përfilli aspak skepticizmin e shumë vendeve duke thënë se ai është i lidhur me qëndrimin armiqësor ndaj Moskës.
Sputnik V u zhvillua nga instituti i kërkimeve Gamaleya në moskë, në koordinim me ministrinë ruse të mbrojtjes. Drejtuesit e institutit kanë deklaruar se vullnetarët që kamrrin pjesë në fazën finale të testeve për sigurinë dhe efikasitetin do të marrin një dozë të dyfishtë. Rusia ka pohuar se prodhimi i vaksinës në shkallë industriale do të fillojë në shtator dhe se brenda dhjetorit apo janarit parashikon të prodhojë 5 milionë doza në muaj. Ministri i shëndetësisë ka shpjeguar se sputnik V do ti vihet fillimisht në dispozicion mjekëve dhe më pas do të jetë e disponueshme për të gjithë rusët, në bazë vullnetare. Me 917 mijë infektime të konfirmuara Rusia është vendi i katërt në botë për sa i takon përhapjes së virusit pas SHBA, Brazilit dhe Indisë. Janë rreth 92 mijë persona të shtruar në spital për covid 19 mes të cilëve 2900 në terapi intensive.
Top Channel