Katastrofa në Mauricius, ndahet në dysh anija në breg

16/08/2020 15:48

Një anije japoneze nga e cila kanë rrjedhur qindra tonë karburant pranë brigjeve të mauricius, është ndarë në dysh, thanë autoritetet e vendit ishullor.

MV Wakashio, ngeci në tokë në një barrierë koralore më 25 korrik me 4 mijë ton karburant duke shkaktuar një emergjencë ekologjike. Pjesa më e madhe e karburantit është nxjerrë me pompa jashtë, thanë zyrtarët, por të shtunën, gjendja e anijes u përkeqësua. Mauricius mban barriera koralore të njohura në botë dhe është shumë popullor për turistët. Zona ku anija japoneze ngeci në rërë, është e njohur si një parajsë për jetën e egër. Në të po ashtu ka edhe laguna të cilësuara si të rëndësishme nga konventat ndërkombëtare.

Rreth 90 tonë karburant besohet se ishin ende në bord kur anija u nda. Ekspertët thanë se ishin marrë masa për të thithur sa më shumë karburant që do të dalë nga anija ndërkohë që barkat e rojës bregdetare janë pozicionuar në zonë. Mauricius tha se do të kërkojë kompensim për rrjedhjen nga pronarët dhe kompania e sigurimit. Kompania japoneze që zotëron anijen ka premtuar se do ti përgjigjet kërkesave për kompensim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA