Një person i armatosur hapi zjarr ndaj forcave të policisë, rrëzohet helikopteri që po ndihmonte efektivët në terren, dy të vdekur
Një kompani po ndihmon banorët të përballojnë temperaturat përvëluese në Dubai.
Në një kohë kur vera ka hyrë në kulmin e saj, një fabrikë akulli në emiratet e bashkuara arabe, shpërndan blloqe akulli në shtëpitë e banorëve të Dubait, si një mënyrë për të ftohur pishinat e tyre private.
Sipas drejtuesve të kompanisë, kërkesat për akull, veçanërisht për ta përdorur atë si freskues në pishina, fillojnë që në muajin prill dhe kërkesa është e lartë gjatë gjithë vitit. Veçanërisht këtë vit kërkesat kanë qenë të larta pasi për shkak të pandemisë njerëzit nuk kanë dalë shumë jashtë.
Shumëkush do që temperatura e ujit në pishinën e tyre të ulet me pesë deri në 10 gradë. Dikush e do temperaturën atje 30 gradë, dikush tjetër 25 gradë dhe në varësi të kërkesës është edhe numri i blloqeve që lëshohen në ujë.
Për vetë banorët, blloqet e akullit arrijnë ta reduktojnë temperaturën e ujit deri në masën e dëshiruar dhe kjo temperaturë zgjat për një periudhë të mjaftueshme. Ndaj, kalimi i fundjavës me miq e familjarë, pranë pishinës, bëhet më i pëlqyer në këtë mënyrë.
Top Channel