Chuck Norris me video kërcënuese për presidentin bjellorus Lukashenko: Do të të bëj të qash

15/08/2020 19:16

Legjenda e filmave të aksionit të Hollywood, Chuck Norris ka postuar së fundmi një video të vetes ku duket se kërcënon presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i cili po përballet me kritika për shtypjen e protestave pas akuzave për manipulime në zgjedhje.

Në pamjet e postuara në YouTube, Norris nuk e përmend me emër Lukashenkon por i referohet atij si “Sasha Zero-Perqind,” që është një loja fjalësh me pseudonimin që aktivistët i kanë dhënë presidentit autoritar ‘Sasha Tre-Përqind’, me të cilin ata vënë në lojë rezultatin e pretenduar tw zgjedhjeve.

Norris e quan atë gjithashtu “Zoti Buburrec,” term që gjithashtu përdoret nga kundërshtarët e Lukashenko për të bërë humor me mustaqet e tij.

“Ti e di që kur unë pres qepët, qepët qajnë. Prandaj nëse nuk ndalon atë qe je duke bërë tani, unë do të vij në banesën tënde dhe do të të bëj të qash”, paralajmëron Norris në video, pa u detajuar më shumë.

Video e çuditshme është krijuar në platformën Cameo, ku përdoruesit duhet të paguajnë për “mesazhe të personalizuara” nga emra të njohur të ekranit. Sipas faqes së internetit mesazhi i Norris kishte kushtuar $300.

Bjellorusia po përballet me protesta masive që prej zgjedhjes së Lukashenko për mandatin e gjashtë presidencial dhe aktivistët akuzojnë për manipulim votash. Zemërimi i protestuesve është shtuar më shumë prej reagimit të dhunshëm të forcave policore ndaj demonstruesve.

FOTO GALERI
1/3
Norris krahason Lukashenkon me nje 'kokerr qepe qe pritet'

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA