Viktimat e Covid-19/ India në vendin e 4 në botë

14/08/2020 01:21

India është bërë vendi me numrin e katërt më të lartë të viktimave të koronavirusit në botë. Bilanci i saj u rrit me 942 viktima të reja të enjten, duke e çuar totalin në 47033. Rritja e numrit të viktimave bën që bilanci i Indisë të kapërcejë atë të Britanisë së Madhe që ka regjistruar deri më sot 46791 viktima sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins. Bilanci në Britaninë e Madhe u rishikua në fakt të mërkurën dhe u reduktua në 41329 për shkak të fillimit të përdorimit të një metode të re të numërimit.

India sidoqoftë regjistroi edhe rritjen më të madhe të rasteve ditore të enjten, me 66999 infektime të reja, duke e çuar totalin në afro 2.4 milionë. Ekspertët thonë se virusi është përhapur shpejt në komunitetet nëpër Indi e kjo për shkak të popullatës së dendur në një kohë kur gjurmimi i kontakteve është i vështirë.

India vendosi kufizimet për koronavirusin në mars. Ajo ndali të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe nisi një izolim strikt që zgjati thuajse dy muaj. Por kufizimet erdhën me një kosto shkatërrimtare ekonomike dhe njerëzore dhe pasi India u rihap në fund të qershorit dhe testimet u rritën, u rritën po ashtu edhe shifrat. Shumë shtete vazhdojnë të ruajnë izolimet në zona specifike ku virusi shfaqet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA