30/11 08:40
Vëllai më i vogël i presidentit amerikan Donald Trump, Robert Trump, është shtruar në spitalin e New York-ut.
Sipas medieve të huaja, Robert është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Zëdhënësi për mediat në Shtëpinë e Bardhë, Kayleigh McEnany, e konfirmoi lajmin për ABC News, dhe shtoi se presidenti si dhe vëllai i tij kanë marrëdhënie të ngushta ms tyre, si dhe Trump do të jepë detaje të mëtejshme në vazhdim.
Ndërkohë, burime i thanë ABC News, se presidenti i SHBA-së, do ta vizitojë vëllanë e tij sot, ndonëse ende nuk ka diçka zyrtare.
Top Channel