Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 170.446, prej të cilëve 1.285 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 56.821, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.418.071.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2,84 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 68,5 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 602.721 raste të konfirmuara.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 3.229.621 raste dhe India me 2.483.567.
Top Channel