Rrit rrezikun e koronavirusit, Galicia në Spanjë ndalon duhanin

14/08/2020 00:57

Rajoni spanjoll i Galicisë ka ndaluar duhanpirjen në vende publike për shkak të shqetësimeve se ai rrit rrezikun e transmetimit të Covid-19. Urdhëri e bën kështu pirjen e duhanit të ndaluar në rrugë dhe vende publike si restorante apo bare, nëse distanca sociale nuk është e mundur.

Rajoni veri perëndimor është i pari që ndërmerr një masë të tillë edhe pse të tjerë po marrin në konsideratë të bëjnë të njëjtën gjë. E kjo vjen ndërsa Spanja përballet me një nga shkallët më të rënda të infektimeve në Evropën Perëndimore. Rastet ditore janë rritur nga më pak se 150 në qershor në më shumë se 1500 këto ditë të gushtit. Vendi regjistroi 1690 raste të reja të mërkurën duke e çuar totalin në thuajse 330 mijë.

Urdhëri për ndalimin e duhanit në Galici u bë i ditur në një konferencë për shtyp të mërkurën pasi ekspertët ia rekomanduan masën qeverisë rajonale. Lëvizja është mbështetur nga një kërkim i ministrisë së shëndetësisë i publikuar muajin e kaluar, që nënvizonte lidhjen mes duhanpirjes dhe përhapjes së shtuar të koronavirusit. Në raport thuhej se rreziku ishte më i lartë pasi duhanpirësit nuk mbanin maskë dhe nga stërklat që mund të dalin kur duhanpirësit nxjerrin tymin. Po ashtu rrezik paraqet edhe prekja e cigares para futjes së saj në gojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA