Të paktën 16 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas shpërthimit në një minierë të paligjshme qymyri në Indi
Qeveria britanike ka siguruar tashmë një total prej 340 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19, pas marrëveshjes së përfunduar sot me laboratorët amerikanë “Johnson & Johnson” dhe “Novavax”, që mbulojnë 90 milionë doza.
“Kompania “Johnson & Johnson”, përmes filialit të saj belg “Janssen Pharmaceutical”, do të sigurojë 30 milionë doza dhe “Novavax” 60 milionë, nëse këto dy vaksina në zhvillim e sipër miratohen”, njoftoi në një deklaratë Ministria britanike e Biznesit.
“Vaksinat mund të dorëzohen në mesin e vitit 2021 në BM dhe do të jenë të destinuara kryesisht për popullsitë më të ekspozuara, siç janë punonjësit në sektorin e mjekësisë, pakicat etnike, të rriturit me probleme të rënda mjekësore dhe të moshuarit”, tha qeveria.
Këto janë marrëveshjet më të fundit për BM-në pas atyre me laboratorët “Sanofi / GSK”, “AstraZeneca”, “Valneva” dhe “BioNTech / Pfizer”
Top Channel