Probleme me dushin/ Trump kërkon ndryshimin e ligjit

13/08/2020 12:46

Qeveria Amerikane ka propozuar ndryshimin e përcaktimit të një koke dushi për të lejuar të rrjedhë në të më shumë ujë, pas ankesave të presidentit Donald Trump për rutinën e tij me flokët. Sipas një ligji të 1992, kokat e dushit në SHBA nuk lejohet të nxjerrin më shumë se 9.5 litra ujë për minutë. Administrata Trump do që ky limit të aplikohet për çdo vrimë dhe jo për të gjithë instalimin.

Grupet e konsumatorëve dhe mbrojtjes argumentojnë se kjo është shpërdorim dhe jo e domosdoshme. Ndryshimet u propozuan nga departamenti i energjisë të mërkurën, pas ankesave nga Trump në shtëpinë e bardhë, muajin e kaluar.

“Për sa i takon kokave të dushit, ti do të bësh dush dhe që andej nuk del ujë. Do të lash duart dhe uji nuk del. E çfarë bën? Thjeshtë qëndron më gjatë atje, shpenzon më shumë kohë për një dush. Për shkak të flokëve që kam, nuk flas për tuajt, ato duhet të jenë perfekt”, tha ai. Sipas ekspertëve, propozimi i ri është i pakuptimtë.

“Me katër, pesë apo më shumë vrima, mund të kesh deri në 50 litra ujë për minutë që dalin nga koka e dushit, çka do t’ju nxirrte fluturimthi nga tualeti”, thonë ata.

Nëse presidenti ka nevojë për ndihmë për të gjetur një dush të mirë, ne mund ti këshillojmë disa faqe interneti vërtetë të mira që mund ti ofrojnë atë që do”. Të tjerë ekspertë thonë se kokat e dushit në SHBA ofrojnë nivele të larta kënaqësie për klientët duke kursyer në të njëjtën kohë paratë e tyre. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, propozimi mund të përballet me beteja ligjore nëse shkon përpara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA