
23/02 22:38
Alexis Sanchez ka pësuar një dëmtim muskular në bicepsin femoral të kofshës së djathtë.
Ky është rezultati i ekzaminimeve mjekësore të kryer nga sulmuesi kilian i Interit në pasditen e së mërkurës në Duisburg dhe që u konfirmua nga vetë klubi zikaltër nëpërmjet një komunikate për shtyp
Sanchez u dëmta gjatë ndeshjes çerekfinale të Europa League me Bayer Leverkusen dhe me siguri nuk do të luajë në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni ndaj Shakhtarit që do të luhet në mbrëmjen e së hënës.
Tani mbetet për t’u verifikuar se sa do të jenë shanset që Sanchez të riaftësohet plotësisht për finalen e Europa League që do të luhet të premten në 21 gusht, gjithnjë nëse Interi do të mund të kualifikohet.
Top Channel