Albian Ajeti te Celtic/ Sulmuesi ikën nga West Ham pa asnjë gol

13/08/2020 20:06

Sulmuesi me porigjinë shqiptare Albian Ajeti u transferua verën e kaluar te Uest Hem me shpresën se në impaktin e parë në kampionatin më të fortë të botës, do të kishte sukses.

Por prezantimi me fjalë të mëdha në ekipin londinez u venit shpejt dhe në 12 ndeshje ai nuk shënoi asnjë gol.

Futbollisti përsëriti thuajse të njëjtat fraza edhe në prezantimin këtë radhë me Sëlltik, skuadra skoceze e cila ka vënë bast 5 milionë Euro, për të rikthyer Albian Ajetin në formën optimale.

23 vjeçari që ka përfaqësuar Zvicrën që prej kombëtareve të moshave e nuk u tundua as për Shqipërinë e As për Kosovën, tani do të provojë veten në Ligën Skoceze.

Uest Hem e kështu sulmuesin me gjysmën e shumës të cilën e Bleu nga Bazel, skuadra që formoi lojtarin shqiptar. Albiani është një nga 3 vëllezërit si për ironi të fatit të 3 futbollistë. Arlind Ajeti ka luajtur më parë me Shqipërinë ndërsa dy binjakët Albian dhe Adonis kanë zgjedhur Zvicrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA