Skuadra e Gjilanit ka siguruar shërbimet e mesfushorit elbasanas, Ardit Hila.

Mesfushori 27 vjeçar i lindur në Elbasan, karrierën e tijë e nisi në qytetin e lindjes, KF Elbasani, njofton Gjilani.

Ai karrier në Shqipëri kishte bërë edhe në skuadra e Teutës ku kishte luajtur për tre vite nga 2015 deri në 2018, për tu transferuar tek Partizani i Tiranës dhe duke e konkretizuar një sezon të suksesëshme me të kuqët, ku arritën të shpalleshin kampion në Kategorin Superiore të Shqipërisë.

Hila ishte pjesë e suksesit të ekipit nga kryeqyteti i Shqipërisë, nga ku kishte zhvilluar 27 paraqitje në atë edicion.

Ardit Hila në skuadrën e Gjilanit vie pas një viti të kaluar tek ajo e Prishtinës, nga ku ishte paraqitur në 15 takime.

Mesfushori 27 vjeçar me skuadrën e Gjilanit ka firmosur kontratë, e cila do ta mbajë atë si pjesë e ekipit kuq e bardh për një edicion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA